Zgjedhjet lokale, Berisha dhe Meta nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit në mesditë

Zgjedhjet lokale, Berisha dhe Meta nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit në mesditë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, do të kenë konferencë të përbashkët për media, në të cilën do të nëshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi.

Nënshkrimi i marrëveshjes për zgjedhjet lokale, do të bëhet në orën 12.00, ku dy liderët e opozitës do të shpalosin piketat e marrëveshjes.

Paraprakisht është thënë se kandidatët për kryebashkiakë do i ketë Partia Demokratike, ndërsa Këshillat Bashkiak do t’i synojë Partia e Lirisë.

Mirëpo një ditë më parë Meta tha se në ato bashki ku Partia e Lirisë mendon se mund të ketë kandidatë fitues, do i fusë në primaret që do të organizojë Partia Demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy