Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Nga konflikti mes tre personave në lagjen ‘Partizani’ në Vlorë, afër spitalit ka humbur jetën një 32-vjeçar. Sipas bluve të qytetit bregdetar i plagosur ka ngelur shtetasi Armando Rrapaj, 32 vjeç, i cili ka marrë plagë afër zemrës dhe më pas ka ndërruar jetën në spital.
Rrapaj pati një konflikt me dy vëllezërit të cilët janë identifikuar nga policia. Ata janë K.M dhe N.M, dhe sipas bluve të Vlorës njëri prej tyre u arrestua, tjetri u shpall në kërkim.
Në njoftimin e policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Policia ka bërë të mundur identifikimin e dy personave të tjerë të përfshirë në konflikt, dy vëllezërit K.M dhe N.M, ku njëri është arrestuar nga policia ndërsa tjetri në kërkim. Shtetasi K.M., është arrestuar nga blutë e Vlorës, ndërsa N.M, ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes, por po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



