Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi po transportonin drogë me mjetin e tyre ‘Ford’ në aksin Lin-Pogradec.
Pas informacioneve të marra policia ka ndaluar mjetin, me të cilin udhëtonin tre personat. Shoferja ishte Esmeralda Hidri, ndërsa pasagjerët Erando Çota dhe Angjel Prifti. Ky i fundit, 42-vjeç, në momëntin që postoblloku i policisë i ka ndaluar është përpjekur të largohet duke tentuar të hidhet në liqen, por që gjithsesi nuk u ka shpëtuar prangave.
Gjatë kontrrollit të mjetit është sekuestruar 14 kilogramë dhe 300 gramë drogë e llojit kanabis sativa në bagazh,ndërsa gjithashtu një lëndë e ngjashme narkotike me sasi të vogla është gjetur gjatë kontrrollit në shtëpinë e Erando Çotës, banues në Librazhd.
Përsa i përket 42-vjeçarit Angjel Prifti ai rezulton të ketë qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale ‘prodhimi dhe shitja e narkotikëve’. Ndërkohë si Esmeralda Hidri, 23 vjeçe, e lindur në Librazh por banuese në Durrës, ashtu edhe Erando Çota, 22 vjeç, nuk kanë bërë rezistëncë gjatë arrestimit.
Këta persona tani do të përballen në gjykatë me akuzat "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".



