Berisha: Në “rrugën e shpresës” përballet antikorrupsioni me korrupsionin gjigant të Edi Ramës

Berisha: Në “rrugën e shpresës” përballet antikorrupsioni me korrupsionin gjigant të Edi Ramës

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha nga dritarja e banesës së tij ku ndodhet në “arrest shtëpie”, drejtoi një mesazh për të gjithë mbështetësit të cilët për ditë me radhë mblidhen në lëvizjen e njohur si “opozita në aksion”.

Berisha tha se në një kohë të shkurtër me qëndresën dhe guximin e tyre u shndërruan në burimin më kryesor të shpresës së shqiptarëve, duke zhvilluar një betejë pa kthim.

Këtu në rrugën e shpresës përballet përpjekja e madhe e juaja për mbrojtjen e lirisë dhe pluralizmit me monizmin e shëmtuar, me armikun e egër të lirive dhe dinjitetit njerëzor.

Këtu në këtë rrugë përballet mbrojtja e interesit kombëtar të shqiptarëve, me armikun e egër të qenies së shqiptarëve, interesit të tyre kombëtar, me Edi Ramën, regjimin e tij që po përzënë shqiptarët çdo javë, muaj si një pushtim i egër nga vendi i tyre.

Këtu në këtë rrugë, në “rrugën e shpresës” përballen çdo natë antikorrupsioni i njerëzve të ndershëm, që jetojnë me djersën e tyre, i njerëzve të guximshëm që vërsulen kundër hajdutëve të qeverisë me në krye Edi Ramën.

Përballet antikorrupsioni me korrupsionin më gjigant që sot ka Europa.

Përballet antikorrupsioni me hajninë, vjedhjen më të madhe që u bëhet qytetarëve në Europë, qytetarëve shqiptarë nga Edi Rama.

Sot në rrugën e shpresës ju zhvilloni një betoj para së gjithash për dinjitetin tuaj, të shqiptarëve.

Pa votë të lirë nuk ka dinjitet njerëzor, nuk ka dinjitet kombëtar.

Me kauzën tuaj të drejtë, me idealet fisnike që mbroni, me vizionin kthjellët që keni, ju jeni luftëtarë, misionarë të të ardhshmes së Shqipërisë, të Shqipërisë së fitores, të Shqipërisë së shpresave të rinjve shqiptarë, ëndrrave të tyre të bukura.

Dy ditë më parë institucioni më i specializuar në botë për zgjedhjet e lira ODIHR lëshoi një thirrje, dëgjoi zërin e deputetëve të opozitës, i tha Edi Ramës se loja me turp opozitën, se loja me peng opozitën nuk kapërdihet.

Se modeli i reformës zgjedhore bipartizan kur PD-ja qeveriste ishte modeli më i mirë, ishte shembull për mbarë rajonin.

U ndala në këto momente për të theksuar se një kauzë e drejtë nuk mposhtet kurrë.

Kauza juaj e drejtë nuk mposhtet kurrë dhe ju garantoj ju se, shqiptarët mendjen, zemrën, veshin e kanë te ju.

Sytë i kanë te ju.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy