Deputeti i PD-së së Rithemelimit Saimir Korreshi foli në MCN Live mbi revoltën e fermerëve në vend dhe problematikat e sektorit të bujqësisë.
Korreshi vuri në dukje se shteti do të duhej “t’ia maste kokën me spango” tregtarëve dhe të mos lejonte kartelin, apo fitimet 700 për qind.
E domosdoshme sipas tij është krijimi i një burse çmimesh dhe orientimi i fermerëve nga shteti sa i takon mbjelljeve.
"Kjo është një tjetër dramë shoqërore. Një gjë pëlqej te kjo lëvizje, që më në fund fermerët ngrihen vet për hallet e tyre, jo nga politike. Gjëja më tragjike është që fermerët e shesin sallatorin 200 lekë, ne e marrim 1200 lekë. Çmimi i plehrave është skandaloz. E para shteti duhet të ulë pesticidet, sepse këta të shkretët i blejnë me mirëbesim, s’i fusin vet. Tjetra është një bursë çmimesh. Shteti duhet t’ia maste kokën me spango atij tregtarit. Edhe ata kanë hallin e tyre, por të fitosh 700 për qind të vlerës, është një dramë për fermerin. Bëhet një lloj karteli. Ka logjikë që në mëngjes të dalin me një çmim të gjithë tregtarët. Unë them se është e pamundur të ndodhë në treg të hapur. Të gjitha thonë ‘me 300 lekë, po deshe’. Këtu duhet të dilte ministrja, ça halli keni, ca zgjidhje keni, t’i dëgjonte të gjithë fermerët. Ka edhe frikacakë, që thjesht pse kanë një fëmijë në lidhje pune nuk dalin në protestë. Fermerët përballen me çmime të larta të fidanit dhe pesticideve. Politikat shtetëroret bëjnë këtë që në bazë me kontratat me të huajit, i orienton fermerët çfarë duhet të mbjellin”.



