Gersi Troka, i renditur në dhjetëshen e notarëve më të mirë në botë, në Kampionatin Botëror të Notit për sportistët me Sindromën Down i cili u zhvillua në Portugali, ndihet krenar për rezultatin e arritur.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se doli shumë i kënaqur që mori pjesë në këtë kampionat botëror dhe që shteti e financoi në këtë garë ndërkombëtare.
Më konkurrent nga të gjithë në not, shihja japonezin. Nuk e kam çarë fare kokën për të, se u fokusova. Se më pëlqen që të marrë pjesë në garat ndërkombëtare për aftësinë e kufizuar.
Nuk e dija fare se do isha kampion në Portugali. Jam i gëzuar se e bëra vendin tim krenar. Këto kompeticione më kanë bërë shumë krenarë. Jam i lumtur që financuan për këtë kampionat.
Nuk mund ta përfaqësoj i vetëm Shqipërinë, por duhet të përfshihen disa organizata që të përfaqësojnë Shqipërinë, nuk duhet të jem vetëm unë sportisti.
Duhet të jenë disa grup-mosha që të stërviten. Kërkoj nga institucionet shtetërore që të bëjnë një grup për aftësinë e kufizuar. Kam dhënë shumë forcë dhe e nderova Shqipërinë.
I pyetur nëse ka fituar para nga këto arritje, Gersi tha prerazi “jo”.
Në një apel drejtuar institucioneve, Gersi tha se kërkon nga institucioni shtetëror që këta persona të ndihmohen në kompeticionet ndërkombëtarë.
Unë që të përfaqësoj dua lekë, se pse jemi deri në këtë kompeticion. Kërkoj që personat me aftësi ndryshe të marrin ndihmë.
Duhet të ketë më shumë mësues ndihmës për këta persona që t’i ndihmojë. Ja nuk jam unë, në këto kompeticione, kush do jetë tjetër? Të ndihmohen të gjithë personat me aftësi të kufizuara.
Ka në shumë kategori, por nuk ka ndihmë financiare nga shteti, këta persona duhen ndihmuar patjetër. Udhëtimin e ardhshëm e kemi në Gjermani, në Berlin dhe po luftoj që Shqipërinë ta bëj më shumë krenare se në Portugali.



