Dhori: Unë dhe shumë deputetë në PD, jo pjesë të dy grupimeve. I pranueshëm pakti Berisha-Meta  

Dhori: Unë dhe shumë deputetë në PD, jo pjesë të dy grupimeve. I pranueshëm pakti Berisha-Meta  

Deputetja e PD Ilda Dhori foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi zhvillimet e fundit në selinë blu, ku grupimi i Berishës dhe ai i Alibeajt nuk arritën një marrëveshje bashkëpunimi në zgjedhjet e ardhshme lokale. Dhori tha se ajo si dhe kolegë të tjerë nuk e konsiderojnë veten pjesë e asnjërit prej dy grupimeve dhe do të jenë pranë demokratëve të zonës. Sipas saj pakti nuk u arrit pasi asnjëri nga dy grupimet nuk ka pranuar të bëjë lëshime.

Prej disa muajsh personalisht jam shprehur që do të jem pranë demokratëve të zonës që përfaqësoj. Nuk është i saktë grupi juaj dhe grupi i tyre, sepse këtë bindje që kam, ka edhe shumë deputetë të tjerë që ndonëse s’i janë bashkuar z. Berisha se konsiderojnë veten pjesë të grupeve. por të demokratëve që përfaqësojnë. Unë jam shprehur që nuk dua të konsideroj veten time të asnjë nga këto grupeve, ku secili më pak apo më shumë ka përgjegjësitë e veta për situatën. Kam zgjedhur demokratët e bazës. Sa i përket, përse nuk u arrit një marrëveshje për momentin, sepse shpresoj të reflektojnë palët, s’mund t’ua japë një përgjigje, është për shkak të lëshimeve të këtyre dy grupimeve nuk kanë pranuar të bëjnë. Nuk ka formulë, por ajo që do ishte më e mira, së paku në zgjedhjet lokale ku njerëzit janë të etur të rrëzojnë kryetarët rilindas të bashkive, që janë të zhytur në korrupsion, formula më e mirë do jetë ajo e ndjekjes së vullnetit të demokratëve dhe qytetarëve. Duhet të jemi pranë tyre pa ndasi të qendrës, t’u përgjigjemi kërkesat dhe interesit qytetar”.

E pyetur mbi një mbledhje që ka thirrur Enkelejd Alibeaj, Dhori tha se nuk është njoftuar dhe nuk e ka idenë se për çfarë do të diskutohet. Lidhur me tre kandidatët që do të garojnë në primaret për Tiranën, Bogdani, Këlliçi dhe Alimehmeti, deputetja tha se kanë potencialin që së bashku në një skuadër të mundin Veliajn.  

Në mendimin tim janë të tre kandidatura potenciale, të formuara, të dashura për qytetarët e Tiranës dhe mendoj që kanë të gjithë potencialin që së bashku, sepse njëri do fitojë primaret dhe dy të tjerët do jenë pjesë e skuadrës, do kenë të gjithë potencialin për të mundur Erion Veliajn”.

Ndërsa u ndal te marrëveshja Berisha-Meta, Dhori tha se ky pakt është i pranueshëm me qëllim mposhtjen e Rilindjes.

Me qëllimin e vetëm për të luftuar Rilindjen, sot demokratët janë të gatshëm të pranojnë çdo lloj pakti, që mund të sjellë bashkimin e të gjitha forcave opozitare. Duhet të udhëhiqemi nga qëllimi, që është rrëzimi i Ramës dhe fitorja në bashkitë e vendit. Është një pakt i pranueshëm për shkak të qëllimit të përbashkët”.

E pyetur nëse pritet të ketë rrjedhje deputetësh nga grupi Alibeaj, Dhori tha:

Nuk mund të parashikoj skenare të tilla. Ka shumë kolegë, shumica e tyre nuk do të braktisin asnjëherë zgjedhësit, por absolutisht nuk mund të bëj aludime. Çdokush nga kolegët ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e tij personale që e gjykon më të mirë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy