Merkel nuk do të kandidojë më për kryetare të CDU-së

Merkel nuk do të kandidojë më për kryetare të CDU-së

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk do të kandidojë për një mandate tjetër në krye të CDU-së.

Pas dështimit të partisë së saj në zgjedhjet e Hessenit, ku megjithëse doli forcë kryesore, pësoi humbje të ndjeshme dyshifrore, Merkel ka vendosur të mos kandidojë më për kryetare.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë gjermane të lajmeve, të cilat u referohen qarqeve brenda partisë.

Sipas tyre, Merkel ua ka bërë të ditur këtë vendim politikanëve kryesorë të CDU-së gjatë një mbledhjeje të kryesisë.

Megjithatë ajo do të qëndrojë në postin e kancelares gjermane. Merkel e ka drejtuar partinë e kristiandemokratëve, CDU, për 18 vjet me radhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy