Deputeti Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend, ka folur për mundësinë e krijimit të një bankë online për institucionalizimin e call centrave, ku u shpreh se po punohej për licencimin e një banke online në Shqipëri. BSH ka konfirmuar se ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e JET Bank.
Besart Xhaferri, deputet i PD-së tha në studion e MCN Live se ka dyshime se aksionerët e kësaj banke janë të përfshira në mashtrimet dhe platformat e Forex.
Duke vijuar Xhaferri tha se ajo që ngre akoma dhe më tepër dyshimet është përgjigjja tallëse e Bankës së Shqipërisë, kur është pyetur nga deputeti Këlliçi për aksionerët.
Sipas Xhaferrit është e papranueshme që paratë e pista të dalë nga këto aktiviteti kriminale të pastrohen përmes një banke me licencë.
Kjo bankë që ka marrë një licencë paraprake nga këshilli mbikëqyrës së BSH. Është drejt konsolidimi final. Parlamenti ka të drejtë të kërkojë informacion. Dyshimet ngrihen se Banka e Shqipërisë i është shmangur pyetjes kryesore, aksionerët e kësaj banke a janë të përfshirë në mashtrimet apo platformat e Forex. Përgjigjja e BSH është tallje se thuhet: Nuk figurojnë të kenë punuar ndonjëherë në ndonjë kompani të quajtur Forex.
Është turp për BSH që i përgjigjet kështu një deputeti.
Investigimi do të vijojë dhe njerëzit që nuk e adresojnë atë bankë, ndoshta do të kemi dhe ndjekje ligjore dhe kallëzime se bëhesh bashkëpunëtor në keqinformim.
Do i drejtohemi dhe instancave të drejtësisë dhe instancave ndërkombëtare të informacionit që mund të vijnë.
Nuk mund të lejojmë që paratë nga këto aktivitete kriminale në pastrohet në një bankë të ligjshme me licencë.
Ka dyshime se këta aksionerë janë të përfshirë në këto platforma. Këto platforma kanë ardhur në Shqipëri nga grupe gjeorgjiane izraelite. Mbetet për t’u investuar. Nuk mund të vijë përgjigje nga BSH që ky individ nuk ka punuar kurrë në një kompani të quajtur Forex.



