Replikat PS-PD për ditën e çeljes së fushatës!

Replikat PS-PD për ditën e çeljes së fushatës!

Dita e hapjes së fushatës mes dy forcave politike, PS dhe PD vazhdon të jetë në qendër të replikave mes tyre. Kryeministri Edi Rama komentoi fillimisht sot ceremoninë e çeljes së fushatës së PD, në nisjen e vaksinimit masiv, ku tha:

“Këta janë një tufë personazhe, që humoristi nuk do i fuste në një pjesë estrade. Ata as në kohë pandemie nuk menduan. Vajtën u turrën atje krijuan një vatër zinxhiri infektimi. Lutem për ta. Uroj që mos t’i ndodh gjë. Uroj që mos ta përfundojnë mitingun duke e bërë tek Shefqet Ndroqi”.

Pas këtij komenti erdhi dhe reagimi i PD-së, ndërsa renditi disa nga premtimet e pambajtura të qeverisë Rama:

“Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë. Papërgjegjshmëri është të mbash Shqipërinë në vendnumëro për 8 vite, ta largosh atë nga BE-ja dhe të mos u ofrosh asnjë të ardhme shqiptarëve. Rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy