Bregu: Martinaj për shumë vite do mbetet një nga lojtarët më të mëdhenj në rrjetin kriminal në vend (VIDEO)

Bregu: Martinaj për shumë vite do mbetet një nga lojtarët më të mëdhenj në rrjetin kriminal në vend (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu i ftuar në MCN Live u shpreh se në operacionin e djeshëm të SPAK ku u arrestuan biznesmenë, prokurorë, komisarë policie dhe të tjerë, nën akuzën e një grupi të strukturuar kriminal, rezulton dhe emri i Ervis Martinaj i cili në këtë dosje del si një marrës dhe dhënës porosisë. Bregu tha se Martinaj do mbetet për shumë vite një nga personazhet më të mëdha dhe lojtari më i madh në rrjetin kriminal në vend. “Po të shikoni krimin e organizuar në botë, të godasësh nr 1 nuk është e thjeshtë. Dje ajo që ka ndodhur është goditur një nga grupet më të mëdha në vend. Nuk mundet në asnjë vend që një emër të lakohet pa patur një provë. Pjesa e tjetër është Vis Martinaj i cili do mbetet për shumë vite një nga personazhet më të mëdha dhe lojtari më i madh i rrjeteve kriminale në vend. Në këto hetime ai del si një marrës dhe dhënës porosisë, është e vështirë kur gërshetohet zgjuarsia me forcën. Ai kishte nuhatjen, bleu prokurorë...një prokuror që merr një ofertë nga Martinaj i cili është në kulmin e aktiviteteve dhe a do e mohonte dot atë apo jo. Të gjithë që kanë punuar për të, të gjithë marrin detyra të larta. Mënyra për tu ngritur në karrierë është me mbështetje financiare dhe jo me operacione si mund të mendojmë.”, u shpreh Bregu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy