
Profesori Elvin Meka tha në studion e emisionit “MCN Economy” se niveli i ndikimit të tarifave të Trump në rangun e eksporteve dhe importeve do të jetë shumë i vogël.
Sipas Mekës, në dallim nga vendet e BE-së, Shqipëria mund të ndërmarrë një qasje më ekstreme, në kuptimin e mosvendosjes së tarifave reciproke.
Kam përshtypjen me gamën e produkteve që eksporton Shqipëria ka pak ose pak mundësi që të konsiderohet qoftë ulja e çmimeve nga ana e prodhuesve dhe eksportuesve, qoftë dhe konsideromi i një subvencioni nga ana e qeverisë shqiptare.
Eksportuesi shqiptar nuk do të përfitojë më shumë sesa kaq duke supozuar që aq sa kemi shitur vjet, do të jetë dhe në 2025. Ajo çka do duhet të paguajnë konsumatori amerikan do të jenë 10% mbi këtë tarifë.
Duhet konsideruar, nëse do të kemi ulje të volumeve të eksportit, vendosja e tarifës nënkupton xhiro më të vogël për prodhuesin tonë.
Niveli i ndikimit si në rangun e eksporteve, si në rangun e importeve është shumë i vogël në raport me atë që Shqipëria importon dhe eksporton ndaj tregjeve të huaja.
Besoj që ndoshta dhe në dallim nga vendet e BE-së, Shqipëria mund të ndërmarrë një qasje më ekstreme në kuptimin e mosvendosjes së tarifave reciproke, për të mos rënduar konsumatorin shqiptar, ose duke mbajtur nivelin aktual të tarifave që ka, që janë më t6ë ulëta se 10%.
Nuk besoj se ka një bindje ose informacion që do mund të kemi një heqje tarifash.



