"Vendet që nuk kanë zgjidhur mosmarrëveshjet nuk mund të bëhen pjesë e BE"

"Vendet që nuk kanë zgjidhur mosmarrëveshjet nuk mund të bëhen pjesë e BE"

Pas përfundimit të vizitës së tij në Tiranë, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, është ndalur në Beograd.   

"Ne duam t'i japim stabilitet vendeve të Ballkanit, dhe jo të sjellim paqëndrueshmëri", tha Juncker në një konferencë shtypi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Sipas tij, Brukseli dëshiron të normalizojë marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës.

"Megjithatë, nuk është për ne të themi se çfarë karakteri do të kenë marrëveshjet, në Beograd dhe në Prishtinë, pasi duhet ta përcaktojë atë", tha shefi i KE në Beograd. 

Por presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker foli qartë para mediave në konferencën për shtyp kur tha që "vendet që nuk kanë zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe nuk mund të bëhen pjesë e BE", raporton B92. 

Në Bruksel tha Juncker flasim shpesh për Serbinë dhe ardhja ime këtu nuk është një inspektim apo një mbledhje informacioni, por një bisedë e hapur. 

Junker gjithashtu vuri në dukje se vizita e tij në Ballkanin Perëndimor vjen përpara samitit në BE në Sofje dhe, siç thotë ai, kjo "tregon se marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor janë prioritet".

Ndërsa presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç theksoi se është e rëndësishme që të arijmë një kompromis me shqiptarët.

 “Është e rëndësishme të gjejmë kompromis me shqiptarët dhe të kemi miqësi mes dy popujve, pasi Brukseli është vetëm ndërmjetësues”, tha Vuçiç, pas bisedimeve me Jean-Claude Juncker.

Vuçiç gjithashtu deklaroi  do ta vizitojë Berlinin me qëllim që të dëgjojë nga kancelarja gjermane se çfarë mendon ajo për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, marrëdhëniet në rajon, por edhe të kërkojë mbështetjen për kompromis ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy