Kume: Reforma zgjedhore nuk pengohet nga koha, por nga vullneti politik. Të përfshihen qytetarët

Kume: Reforma zgjedhore nuk pengohet nga koha, por nga vullneti politik. Të përfshihen qytetarët

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, vlerëson se koha nuk është pengesa kryesore për realizimin e Reformës Zgjedhore, por mungesa e vullnetit politik. 

 

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se përfshirja e rekomandimeve të OSBE-ODIHR në legjislacion do të përmirësonte cilësinë e procesit zgjedhor dhe do ta afronte atë me standardet demokratike. 

 

Kume shprehet se më urgjente janë ndryshimet që lidhen me mënyrën e funksionimit të sistemit zgjedhor dhe përfaqësimin sa më të drejtë të votës, pa prekur Kushtetutën. 

 

Ai nënvizon se rekomandimet e OSBE-ODIHR duhet të miratohen brenda afateve të përshtatshme dhe se depolitizimi i administratës zgjedhore mbetet një nga çështjet më të rëndësishme. 

 

Sipas tij, zgjatja e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore është një situatë e përsëritur që tregon mungesë reflektimi nga klasa politike. 

 

Kume apelon që reforma të hartohet në kohë, me pjesëmarrjen jo vetëm të partive politike, por edhe të qytetarëve.

 

Rekomandimet e dhëna nga OSBE-ODHIR nuk ndodhen para presionit të kohës se sa para mungesës së vullnetit për t’i realizuar ato. Ka dhe një numër çështjesh të tjera që ndodhen para presionit të kohës. 

 

Gjithçka që duhet bërë për të pasqyruar rekomandimet e OSBE-ODHIR në legjislacionin zgjedhor, kur bëhen në mënyrën më të mirë të mundshme, nëse zbatohen ato ndikojnë vetëm në përmirësimin e cilësisë së procesit zgjedhor, sipas standardeve për tu cilësuar zgjedhjeve demokratike. 

 

Grupi i dytë i çështjeve është i lidhur direkt me produktin që sjell një proces zgjedhor, lidhur me mundësitë që sjell për pasqyrimin në mënyrë sa më të ndershme dhe të drejtë në strukturën e institucionit që zgjidhet qoftë ky Kuvendi i Shqipërisë apo Këshilli Bashkiak. Që sfidojnë kohën janë këto të dytat, në mënyrën se si zbatohet sistemi zgjedhor, natyrisht pa e prekur Kushtetutën, pasi në të kundërt procesi vështirësohet. 

 

Duhen bërë përpara, sa më shpejt të jetë e mundur, se janë ndryshime që prekin thelbin e problematikës së procesit zgjedhor. Rekomandimet e OSBE-ODHIR është e domosdoshme të bëhen 6 muaj apo një vit përpara. Rëndësi ka depolitizimi i administratës zgjedhore. PS dhe PD veprojnë gjithmonë në interes të tyre dhe jo të qytetarëve. 

 

Është kërkuar zgjatje e afatit për komisionin e reformës zgjedhore, është një situatë e përsëritur që nuk tregon asnjë reflektim nga klasa politike. Qytetarët duhet të kërkojnë që reforma të bëhet në kohë dhe duke dëgjuar qytetarët. 

 

Dy aktorët kryesorë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, pastaj dhe me partitë e tjera parlamentare, të shtohen me vlerë të barabarta në kontribute për të marrë pjesë në reformën zgjedhore, edhe qytetarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy