Këngëtari i grupit “Black Dahlia Murder”, Trevor Strnad ndërron jetë në moshën 41-vjeçare

Këngëtari i grupit “Black Dahlia Murder”, Trevor Strnad ndërron jetë në moshën 41-vjeçare

Këngëtari kryesor i grupit Black Dahlia Murder, Trevor Strnad, ka vdekur në moshën 41-vjeçare.

Lajmi për vdekjen tragjike të rockerit u njoftua nga grupi i cili e cilësoi atë si "të dashur nga të gjithë ata që e takuan".

“Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Trevor Scott Strnad”, tha grupi në një deklaratë . “I dashur bir, vëlla dhe Shepard i kohëve të mira, ai ishte i dashur nga të gjithë ata që e takuan.

Një enciklopedi që kembë. Ai ishte një njeri i dashur, një shkrimtar dhe me të vërtetë një nga argëtuesit më të mëdhenj në botë.”

Shkaku i vdekjes nuk është shpallur zyrtarisht, por shokët e grupit të Strnad-it kanë shpërndarë një numër kontakti për ‘Linjën e Parandalimit të Vetëvrasjeve” në deklaratën e tyre.

Grupi me bazë në Michigan - i formuar në vitin 2000 - u emërua pas vrasjes famëkeqe të pazbardhur të aktores Elizabeth Smart në vitin 1947, e cilësuar shpesh si Dahlia e Zezë.

Strnad ishte anëtari themelues i grupit, duke publikuar këngët e para të suksesshme të grupit në 2001. Publikimi më i fundit i grupit, albumi i nëntë i titulluar "Verminous", u vërtetua se ishte një hit pas daljes në vitin 2020.

Strnad ka lënë pas të dashurën e tij, Violet Knox, me të cilën është shfaqur në një foto vetëm tre ditë para vdekjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy