Prençe: Kemi 25 mijë vende të lira pune, por s’kemi punëtorë! Në muajt në vijim, shumë biznese do mbyllen

Prençe: Kemi 25 mijë vende të lira pune, por s’kemi punëtorë! Në muajt në vijim, shumë biznese do mbyllen

Kryetari i shoqatës “Proeksport Albania”, Edvin Prençe, thotë se qeveria duhet të rishikojë pagat në institucionet publike dhe pensionet.

Deklarata e tij vjen lidhur me paketën mbështetëse të qeverisë, ku shprehet se përderisa shteti me indeksin që bën është shumë minimal, me rritjen që kërkon nga biznesi privat ka diçka që nuk shkon.

Duke folur për MCN Live, Prençe deklaroi se sheh që ka ndërhyrje të gjithanshme në legjislacion, por ngre si shqetësim se nuk mund të bësh ndërhyrje pa patur mbështetje financiare, duke kërkuar politika që nxisin prodhimtarinë në vend.

Ai kërkoi mbështetje ekonomike me garancitë sovrane dhe për të dhënë kredi, duke shtuar se por është ezauruar likuiditeti.

Sipas tij, kanë shkuar bizneset duke marrë edhe fajde për të zgjidhur problemet e tyre në kohë të ndryshme.

Kemi arritur në një maturim sa i takon bizneseve dhe qeverisë, duhet ta shohim njeri tjetrin si bashkëpunëtor, për të arritur në investimet që duam. Teksa kemi mungesë të fuqisë punëtore.

Vetëm në sektorin tonë, nëse sot kemi mbi 25 mijë njerëz, arrijmë ti punësojmë brenda javës. Po i gjetëm këta njerëz, i sistemojmë në vende pune me dhe pa eksperiencë. Ndaj duhen investime në makineri.

Eksportet janë ato që sjellin benefitin në vend, jo importet. Qeveria është e para që thotë se ka rritje të eksporteve të sektorit të manifakturës, por nëse ndodh nuk është prej mbështetjes së qeverisë.

Ka rritje të kërkesës dhe ofertës nga partnerët europianë. Ka trend të rritje me 130% në krahasim me periudhën e pandemisë. Mungesa e investimeve dhe fuqisë punëtore na bënë që të mos jemi konkurrues në Open Ballkan, me vende si Serbia, që ka mbështetje reale nga qeveria.

Ka kthim mbas dhe efekt negativ duke mos qenë në gjendje t’iu përgjigjemi kërkesave. Çon në rënie të prodhimit dhe eksportit. Biznesi me shpenzimet që bën mbyll kostot mujore pa pikë fitimi dhe ka të tjera që nuk mbyllin as kostot mujore.

Vjen në mënyrë automatike, se janë shumë biznese në përqindje që nuk mbyllin dot fundin e muajt. Në muajt e ardhshëm do të ketë biznese që do mbyllen se nuk janë konkurruese, e mbyllin muajin me borxhe.

Të arrish në fund të muajit që s’mbyll pagat dhe të presësh lekë nga eksportet, ky është alarm.

Ai përmendi se ka mbi 97 mijë njerëz që marrin ndihmë ekonomike dhe se kush gëzon shëndet të plotë duhet të ndjekë kurse trajnimi, ti gjenden vende pune dhe nëse nuk pranon ti pritet ndihma ekonomike.

Prençe kërkoi trajnime për punonjësit tanë, ndërsa shtoi se nuk plotësohen të 25 mijë me tregun vendas dhe se po tentohet që të ketë marrëveshje me shtetin e Filipineve.

Në këtë linjë deklaroi se duke qenë sektori më nacionalist i vendit, duam të ezauruojmë forcat tona dhe të përthithen punëtorët shqiptarë dhe se aktualisht nuk është më problematikë page, por se njerëzit duhet të ndërgjegjësohen për punën.

Pagat kanë qenë shumë të ulëta. Ka ndryshim të pagave dhe kushtet e punës se ka dhe brende që vijnë. Mesatarisht pagat variojnë për fillestarin 32 mijë lekë të reja.

Paga mesatare në këtë sektor ka shkuar deri në 38 mijë lekë, flasim për një trend në rritje diku në 30%. Tek ne kanë ardhur njerëz që nuk dinë, i kemi trajnuar dhe marrim deri në 80 mijë lekë të reja në muaj.

A ka mundësi që biznesi t’i rrisë më shumë? Patjetër, por kjo arritët gradualisht. Në rast se në 2019 ne kishim 40% të eksoporteve Made in Albania, aktualisht jemi 34%.

Nga pandemia u shkurtuan 35 mijë vende pune, por më tej u rimorrën. Ka rritje të kërkesës me 130% nga vendet europiane, ne nuk arrijmë të jemi konkurrues.

Në të njëjtën kohë Serbia dhe Maqedonia kanë arritur të bëjnë politika mbështetëse. Azia për 3-4 vitet e ardhshme, janë vendet e Ballkanit. Por tani e kemi zero mundësinë për tu konkurruar.

Sot bizneset kanë ezauruar likuiditetin që nga tërmeti, pandemia etj., është emergjence nisja e mbështetjes së sektorit.

Ai deklaroi se po kërkohet kredi dhe jo të falen para, në mënyrë që të thithen më shumë brende të huaja dhe nëse mbështetja nga ana e qeverisë nuk ndodh, shtatori dhe tetori do jenë muaj të frikshëm sipas tij, pasi nuk do arrihen të përballohen krizat, shumë biznese do mbyllen dhe do të ketë shumë njerëz që do të dalin pa punë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy