Qori: Berisha nuk e ka frikën kush ia merr partinë sa është gjallë, por pas vdekjes së tij

Qori: Berisha nuk e ka frikën kush ia merr partinë sa është gjallë, por pas vdekjes së tij

Në zgjedhjet e 23 majit për drejtimin e Partisë Demokratike do të kandidojë vetëm Sali Berisha, pasi kandidatët e tjerë të mundshëm janë skualifikuar nga procesi.

 

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, në një analizë për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se procesi në PD është një fasadë demokracie dhe se shqetësimi real i Berishës lidhet me kontrollin e partisë pas largimit të tij nga politika.

 

Midis një gare me një kandidat që përjashton rivalët dhe një gare me një kandidat kukull, nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Të dyja janë fasada të demokracisë.

Zgjedhjet e sotme në PD nuk bëhen për kryetarin aktual të partisë, por për kryetarin e ardhshëm të saj. 

Berisha, duke përjashtuar Salianjin dhe të tjerët, nuk e ka frikën se kush do t’ia marrë partinë sa është gjallë por në të vdekur të tij. Frika e tij është se kush do ta marrë partinë pas tij.

Problemi i PD-së është se Berisha është sot kryetar dhe duket sikur do të mbetet i tillë deri në fund.

Ai do të vdesë në atë parti sepse ata që ka rrotull e kanë pranuar si udhëheqës legjendar që shkon nga humbja në humbje.

 Ata që e rrethojnë e kanë pranuar si një udhëheqës legjendar, edhe pse në praktikë partia ka kaluar nga humbja në humbje, ndërsa në imagjinatën e tij duket gjithmonë një hap larg fitores përfundimtare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy