Pa shumë “zhurmë”, mazhoranca zgjedh të enjten në Kuvend kryeprokurorin e ri

Pa shumë “zhurmë”, mazhoranca zgjedh të enjten në Kuvend kryeprokurorin e ri

Në kulmin e krizës së krijuar nga tërmeti shkatërrues mazhoranca qeverisëse do të zgjedh pa shumë zhurmë kryeprokurorin e ri të Shqipërisë. Në seancën plenare të datës 5 dhjetor, në rendin e ditës është e përfshirë edhe kjo pikë.

“Projektvendim “Për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm”. pdf (Neni 148/a Kushtetutë, neni 35 i ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, votim i fshehtë, shumicë e cilësuar votash për miratim, 3/5 të të gjithë anëtarëve të Kuvendit). Koha e votimit”, thuhet në pikën 15 të rendit të ditës.

Në kohën kur e gjithë vëmendja e opinionit publik është fokusuar tek tragjedia nga tërmeti me 51 jetë të humbura, seanca e së enjtjen do të kalohet në heshtje për të votuar emrin e kryeprokurorit me mandat 7 vjecar.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dërguar në Kuvend tre kandidatë për kryeprokuror, saktësisht Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy