Mbytja e gomones me emigrantë në Britani, Kiri: OJQ-të fajësojnë qeverinë për politikat armiqësore (VIDEO)

Mbytja e gomones me emigrantë në Britani, Kiri: OJQ-të fajësojnë qeverinë për politikat armiqësore (VIDEO)

Martin Kiri, gazetar i “Alb Uk” në Londër deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se OJQ-të dhe organizatat për të drejtat e njeriut në Britaninë e Madhe kanë akuzuar politikat armiqësore të qeverisë kundër emigrantëve për mbytjen e anijes në Kanalin Anglez.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Kiri tha se reagimi i shoqatave ndaj planit me 5 pika të Rishi Sunak është parë si mbyllje dere për njerëzit që kanë nevojë për azil. Sipas Kirit, shqiptarët kanë arsye të qenësishme për të kërkuar azil.

Një ngjarje tragjike që përfundoi me 4 viktima, ekzistonte frika se mund të kishte më tepër. Mbi 30 persona kanë rënë nga gomonia. Autoritetet kanë shprehur ngushëllimet dhe kanë thënë që s’mund të japin detaje. Janë shprehur që është e domosdoshme t’i jepet fund.

Një pjesë e mirë OJQ-ve dhe organizatave për të drejtat e njeriu kanë akuzuar politikat armiqësore të Britanisë së Madhe. Siç ka thënë AI nëse politikat do të ishin ndryshe  do të kishte më pak njerëz që do binin pre e trafikantëve.

Edhe reagimi i Sunak është kritikuar, si mbyllje dere për njerëzit që kanë nevojë për azil. 13 mijë shqiptarë kanë k%rkuar azil. 400 specialistë do të merren me azilkërkuesit shqiptarë dhe një numër i caktuar oficerësh do vendosen në Tiranë. Vëmendjen e madhe po i kushtohet Shqipërisë. Dhe sot gjithandej dëgjohej që numri i lartë i emigrantëve, por është kritikuar si mbyllje dere për ata që kanë nevojë. Numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil është 53%. Kanë arsye të qenësishme për të kërkuar azil.

Më tej, Kiri tha se Sunak mund ta sigurojë mbështetjen më të madhe për planin e tij për emigrantët nga ekstremi i djathtë.

Mbështetjen më të madhe shteti mund ta ketë nga ekstremi i djathtë, një pjesë e vogël e popullsisë. Një deputet tha sot se po luhet me galerinë e të djathtës me ata që nuk e duan emigracionin. Po shpërndahet një frymë kundrejt dhembshurisë për ata që kanë nevojë. Britania njihet si vend që ka strehua njerëz që kanë pasur nevojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy