Vajza e Navalny thirrje Putinit: Jepi fund luftës në Ukrainë dhe liro babanë tim

Vajza e Navalny thirrje Putinit: Jepi fund luftës në Ukrainë dhe liro babanë tim

Dasha Navalnaya, vajza e liderit të opozitës të burgosur rus Alexey Navalny, ndau të premten një mesazh për presidentin rus Vladimir Putin ku i kërkonte që t’i jepte fund luftës në Ukrainë dhe të lironte babanë e saj nga burgu.

Unë kam disa gjëra për t'i thënë atij, që ai duhet të ndalojë këtë pushtim tepër të panevojshëm dhe të tmerrshëm të Ukrainës, se ai duhet të lirojë babanë tim dhe të gjithë të burgosurit politikë të Rusisë, të cilët thjesht po luftojnë për një vend më të mirë demokratik dhe më të begatë. Dhe se derisa këto dy synime kryesore ndër të tjera të përmbushen, ne nuk do të ndalojmë së luftuari.

Navalny, një kritik dhe aktivist i Kremlinit, u dënua me nëntë vjet burg për akuzat e mashtrimit që ai tha se ishin të motivuara politikisht.

Navalnaya tha se sapo babai i saj të lirohet nga burgu, ai do të vazhdojë të luftojë derisa Rusia të jetë një vend që mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ky është qëllimi kryesor i fondacionit kundër korrupsionit, është që Rusia të bëhet një shtet i lirë, të ketë zgjedhje të hapura, të ketë lirinë e shtypit, lirinë e fjalës, dhe vetëm ju e dini, të ketë mundësinë të bëhet pjesë e komuniteti normal i demokratizuar perëndimor në botë.

Navalnaya, 21 vjeç, tha se nuk e ka parë të atin personalisht për më shumë se një vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy