Rama: Mos u lodhni kot, bastet vdesin për Vit të Ri. Amanet dëshmitarin X

Rama: Mos u lodhni kot, bastet vdesin për Vit të Ri. Amanet dëshmitarin X

Kryeministri Edi Rama sërish ka reaguar për mbylljen e lojërave të fatit, këtë herë për t'ia bërë të qartë edhe kritikëve se do mbyllen edhe bastet online.

Në një status në Twitter, kreu i ekzekutivit thotë se bastet dhe monopoli online do të vdesin për Vit të Ri.

Po ashtu ai ka hedhur poshtë zërat e PD se me këtë ligj qeveria kërkon që bastet t’i kthejë në një monopol online.

"Paratë e zeza të basteve po derdhen kazaneve për të jashtëqitur llafin se kjo u bëka që të mbetet një monopol online!Këtë për çudi s'e paska TaulantiMos u lodhni kot, bastet s'i shpetoni dot më! Edhe bastet edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të RiAmanet dëshmitarin X", shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se pas datës 1 Janar 2019-të në Shqipëri do të mbyllen të gjitha pikat e basteve dhe kazinotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy