Botoksi, mik apo armik i bukurisë? Dermatologia dhe estetistja flasin për komplikacionet e mundshme pas injektimit

Botoksi, mik apo armik i bukurisë? Dermatologia dhe estetistja flasin për komplikacionet e mundshme pas injektimit

Dëshira për të ruajtur një bukuri të përhershme po i shtyn gjithnjë e më shumë njerëzit drejt ndërhyrjeve estetike. Një nga më të përdorurat është Botoxi, i njohur si një mënyrë efektive për të zbutur rrudhat dhe vijat e holla në fytyrë.

Megjithatë, pak janë ata që informohen plotësisht për efektet anësore që mund të shkaktojë Botoxi, përpara se të vendosin ta injektojnë atë në trupin e tyre.

Në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, dermatologia Ardisa Beqiraj dhe estetistja Lorena Veizi folën mbi rreziqet shëndetësore që lidhen me injektimin e Botoxit, sidomos në rastet kur ai nuk kryhet nga profesionistë të kualifikuar.

Sipas tyre, edhe pse Botoxi ofron përfitime estetike të menjëhershme, është thelbësore që ai të injektohet nga profesionistë të kualifikuar dhe pacientët të jenë të informuar mbi rreziqet e mundshme. Bukuria nuk duhet të vihet mbi shëndetin.

Estetistja Veizi theksoi rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm pas trajtimeve estetike.

Në opinionin tim, duhet të kujdesemi për veten, por gjithmonë brenda kufijve të shëndetit dhe etikës.

Shoh gjithnjë e më shumë meshkuj që po e përdorin Botoxin, gjë që nuk është e gabuar, por thelbësore është që këto ndërhyrje të bëhen nga profesionistë të licencuar. 

Komplikacionet shpesh ndodhin për shkak të mungesës së sterilitetit, produkteve të dyshimta, ose për faktin që injektimi nuk kryhet nga mjekë apo estetistë të certifikuar.

Ndërkohë, dermatologia Ardisa Beqiraj nënvizoi rëndësinë e kredencialeve të mjekëve dhe trajtimit të sigurt. 

Shumica e pacientëve vijnë nga referime, por jo gjithmonë janë të informuar siç duhet. Më ka rënë rasti të shoh një video të një djali që kishte injektuar Botox dhe ishte fryrë në fytyrë.

 Si mjek, e konsideroj të natyrshme që ekziston gjithmonë një rrezik. Ne ua shpjegojmë pacientëve që ka kundërindikacione dhe ndjekim protokolle të sakta.

Në rastet e reaksioneve alergjike, simptoma të tilla si enjtja, skuqja, dhimbja dhe ndjesia e nxehtësisë në zonën e injektimit janë të menaxhueshme nga një profesionist i fushës, zakonisht me ndihmën e një antihistaminiku apo trajtimesh të tjera specifike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy