Gazetari Besmir Pula i ftuar në MCN Informacion ka bërë një bilanc të ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur përgjatë vitit që po lëmë pas 2024.
Ai u shpreh se ky vit në ikje ka nisur me ngjarje kriminale nga krimet në familje deri te atentatet, ndërsa duke iu referuar statistika gjatë 2024 të paktën janë regjistruar 42 vrasje me pasojë 57viktima.
Sipas tij masakra e Dobraçit me 4 viktima mbetet një nga ngjarjet më të rënda, ndërsa shtoi se dhe ajo e Shkodrës ku nëna i dha fund jetës së bashku me tri fëmijët e saj në lumin Buna kanë tronditur opinion publik.

Viti 2024 ka nisur me ngjarje të shumta kriminale nga krimet në familje deri te atentatet e mirë organizuara nga bota e krimit. Sipas statistikave janë të paktën 42 vrasje gjatë 2024 me një pasojë prej 57 viktimash.
Kemi një rritje me rreth 7 vrasje nga viti i kaluar. Kemi dhe vrasje që po hetohen si vetëvrasje, ajo e Bedrie Lokes nga Sukthi e cila i jep fund jetës dhe hetimi nis për shkaktimin e vetëvrasjes për bashkëshortin e saj. Pastaj kemi shumë ngjarje të tjera kriminale dhe vrasjen e personave të pafajshëm.
Ka ngjarje që s’kanë ende autor që janë ende të pazbardhura si atentati ndaj djalit të ish gjyqtarit Prenga, janë zbardhur disa elementë por ende nuk kemi një zbardhje të plotë, që do të thotë të kemi persona të arrestuar apo motivet pse ka ndodhur.
Krahas tyre ka dhe ngjarje të zbardhura, ku policia ka bërë punën e tyre si vrasja e biznesmenit Eduard Reçit është një ngjarje e zbardhur, kemi punonjës policie që janë autor, kjo i bënë dhe më të rënda ngjarjet.
Një ngjarje e këtij viti që po lëmë pas ishte dhe ajo e Shkodrës ku nëna u mbyt bashkë me tre fëmijët e saj të hedhur nga ura e lumit Buna e cila shokoi gjithë opinionin, apo ngjarja e ndodhur në Shënavlash ku tre fëmijët vranë babanë e tyre në bashkëpunim mes tyre duke e groposur pas shtëpisë.



