
Përfaqësues të opozitës kanë hequr gardhin metalik që është ngritur përreth Bashkisë së Tiranës. Gazetari Andon Kello thotë se janë dhe dy gardhe të tjerë për t'u rrëzuar duke shtuar se është hequr vetëm një pjesë e gardhit në derën dytësore të bashkisë.
"O hajdut", thërrasin protestuesit që herë pas herë kanë përplasje dhe tensione me policinë.



