Indi, gjykata të posaçme për rastet e abuzimit të fëmijëve

Indi, gjykata të posaçme për rastet e abuzimit të fëmijëve

Gjykata e Lartë Indiane dje lëshoi një urdhër që i kërkon qeverisë federale që brenda dy muajve të vendosë në çdo rreth të vendit një gjykatë të posaçme për të mitur, e cila do të duhet të shqyrtojë denoncimet për abuzimin seksual të fëmijëve duke u dhënë përparësi atyre, shkruan agjencia e lajmeve Ians. Një këshill i përbërë nga tre magjistratë, përfshirë edhe vetë Ranjan Gogoi, kryetar i Gjykatës së Lartë, kujton se në vitin 2012 së paku një mijë gjykata të posaçme ishin ngritur në një kohë të shkurtër, por vendimi i marrë që nga viti 2012 nuk u zbatua asnjëherë në praktikë. Numri i rasteve të fëmijëve që kanë rënë viktima të abuzimit është tronditës: sipas një sondazhi kombëtar të autorizuar nga vetë Gjykata e Lartë, janë regjistruar më shumë se 150 000 të tilla në të gjithë Indinë që nga viti 2012. Shteti me të dhënat më të larta është Uttar Pradesh, me mbi 44 mijë raste, e ndjekur nga Maharastra, e cila ka 19 mijë raste. /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy