Zijadin Sela: Sulmi, atentat ndaj nevojave që shqiptarët i kanë në Maqedoni

Zijadin Sela: Sulmi, atentat ndaj nevojave që shqiptarët i kanë në Maqedoni

Kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela ndodhitë e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë i quajti atentat ndaj nevojave që shqiptarët i kanë këtu në Maqedoni.

“Ishte gjithçka që ne kemi bërë jemi munduar që nevojat e shqiptarëve ti artikulojmë politikisht atentat ndaj nevojave që shqiptarët i kanë këtu në Maqedoni. Na vranë më 27 prill dhe ne u ringjallëm përsëri më 27 prill dhe do të vazhdojmë që nevojat e shqiptarëve këtu në Maqedoni t’i artikulojmë politikisht akoma më fuqishëm”, deklaroi Sela.

Në pyetjen e gazetarëve se cilat janë kërkesat e Aleancës për shqiptaret për pjesëmarrje në Qeverinë e re Sela u përgjigj se partia e tij është për qeverisje në shërbim të qytetarëve.

“Jemi për një qeverisje të re dhe të reformuar dhe qeverisje në shërbim të qytetarëve. Pak rëndësi ka në rast se do jemi ne ose jo fizikisht në të, se për këtë duhet të marrin vendim organet e partisë. Por ne do të jemi katalizator të interesave të shqiptarëve në këtë qeveri të re”.

Mes tjerash Sela tha se ndryshimi ka filluar dhe këtë do e shikojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

“Shqiptarët perspektivën e tyre duhet ta mbështesin tek liderët e tyre politik, këtu kryetari i Lëvizjes për Reforma është Ziadin Sela dhe nuk është Zoaran Zaevi. Ndryshimi ka filluar sepse ne besojmë se do të kemi një qeveri të re ku do ta shohin veten të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Pak rëndësi ka nëse do jemi pjesë e qeverisë së Zaevit por do të jem pjesë e ndryshimit të ligjit për gjuhën. ne do ta votojmë qeverisjen e re edhe nëse nuk kemi ministra”, tha Sela.

Sela tha se përpara se të kërkojë përgjegjësi politike për 27 prillin ai do të kërkojë përgjegjësi politike për “Sopotin”, zbardhjen e procesit të montuar politk “Monstra” dhe shumë proceseve tjera. Ndërkohë Sela edhe njëherë përsëriti qëndrimin se ai nuk do të heq dorë nga Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare./Alsat-M 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy