
Jashar Maja, i dhunua nga anëtarë të fisit Rraja në Borizë të Fushë-Krujës zyrtarisht ka ankimuar kundër vendimit të prokurorisë për ndryshim e veprës penale në plagosje e lehtë me dashje, për rastin e dhunës të fisit Rraja ndaj tyre.
Maja, në një komunikim me studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN tv, bëri të ditur se procesverbalin e firmosur para OPGJ e ka firmosur pa pasur dijeni dhe nën kërcënimin e shefit të Krimeve në Fushë-Krujë, për të mos denoncuar dhunuesit.
Kur kam firmosur atë ditë kam qenë në presion të jashtëzakonshëm, që të mos denoncojë dhunuesit. Ka pasur presion nga shefi i Krimeve në Fushë-Krujë, të cilin do ta kallëzoj edhe atë penalisht.
Kam kërkuar ri inspektim, kam për t’ia vënë prokurorisë fotot e dhunës ndaj meje, duhet ti shoh prokurori.
Dhunuesit e mi i kam para një javë, jam përballe më të, shëtisin të lirë.
Unë dua drejtësi nga shteti, jo mëshirë.



