"Bentley" përplaset me makinën e Aleksandër Vuçiç, arrestohen tre veta

"Bentley" përplaset me makinën e Aleksandër Vuçiç, arrestohen tre veta

Policia e Serbisë i ka arrestuar tre vetë, pasi vetura e tyre e ka qëlluar automobilin me të cilin udhëtonte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç.

Zoti Stefanoviç i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Tanjug, se automobili i tipit Bentley e kishte goditur makinën e Vuçiçit në një lagje në Beograd, dje në mëngjes.

Raportohet se zoti Vuçiç i ka shpëtuar i paprekur kësaj ndeshjeje.

Ministri Stefanoviç tha se nuk ka indikacione ose dëshmi se cak i këtyre personave ishte presidenti Vuçiç.

E përditshmja beogradase, Politika, ka raportuar se të tre personat e arrestuar punonin si rojtarë në një diskotekë në Beograd dhe se kishin të kaluar kriminale.

Në tetor të vitit 2016, zoti Vuçiç atëherë kryeministër i Serbisë, ishte larguar në një “lokacion të sigurt”, pasi policia kishte zbuluar një bunker me armatim afër shtëpisë së tij familjare në periferi të Beogradit.

Në atë kohë, autoritetet patën vlerësuar se kjo ishte “përgatitije për atentat”, por gjatë hetimeve nuk janë gjetur dëshmi për këtë vlerësim. / REL / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy