Koronavirusi do të vonojë investimet (VIDEO)

Koronavirusi do të vonojë investimet (VIDEO)

Përhapja e koronavirusit fillimisht në Azi dhe javën e fundit edhe në Europë ka sjellë pasoja në ekonomitë e të dy rajoneve, por edhe në vende që kanë marrëdhënie tregtare me to. Në mënyrë të veçantë, situata e krijuar nga koronavirusi në Itali, partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, pritet të ketë impakt të konsiderueshëm edhe në vendin tonë. Megjithatë, sipas presidentit të Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi, ky ndikim pritet të reflektohet në muajt në vijim.

Alban Zusi, president i Qendrës Shqiptare të Eksporteve: “Në qoftëse shkëmbimet tregtare janë të matshme shumë shpejt, rënia e investimeve ose vonesa e tyre do të dojë pak kohë për t’u kuptuar, por do të dojë pak kohë për t’u kuptuar, por do të reflektohet në GDP e vendit dhe treguesit e tjerë makroekonomikë.”

Efektet ngadalësuese të koronavirusit sipas Zusit do të ndikojnë tek investimet, sidomos ato në sektorin agroushqimor.

Alban Zusi, president i Qendrës Shqiptare të Eksporteve:Mbi të gjitha vonesa në investime, sidomos në sektorin agroushqimor, veçanërisht në një situatë kur AZHBR ka lidhur kontrata dhe investimet janë të porositura nga Italia, mundet të kemi një lloj impakti në terma afatmesëm dhe pse jo në terma afatgjatë, për sa kohë këto investime të parashikuara për t’u mbyllur ndoshta në harkun e dy-tre muajve mund të duan edhe shumë më tepër.”

Italia është partneri më i madh tregtar me 33% të volumit dhe destinacioni ku shkojnë rreth 50% e eksporteve shqiptare. Për shkak të pëmasave që epidemia ka marrë në shtetin fqinj, eksportuesit kanë filluar të ndiejnë vështirësi. Zusi thotë kjo frikë nuk duhet të përshkallëzohet pasi ka impakt negativ.

Alban Zusi, president i Qendrës Shqiptare të Eksporteve: Është shumë e rëndësishme që ne të fillojmë psikologjikisht ta tejkalojmë këtë situatë që është krijuar.”

Video e plotë:

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy