Rreth 50 armë të avancuara janë duke u testuar nga Trupat Detare të Shteteve të Bashkuara, nga anijet me motor, nëndetëse e deri tek robotët e mençur që peshojnë rreth 272 kg. Teknologjia e re mund të revolucionarizojë konfliktin e armatosur amfib.
Testimi ka vazhduar gjatë dy javëve të kaluara në Camp Pendleton në Kaliforni, si pjesë e Ushtrimit të Avancuar të Teknologjisë Detare të Eksplorimit të Manovrave “Ship-to-Shore” dhe “Experimentation 2017”, njoftoi Fox News të enjten.
Pjesa më e madhe e mjeteve të reja synojnë të shmangin zbulimin, kryerjen e mbikëqyrjes, të çlirojnë fuqinë punëtore dhe ajo që është më e rëndësishmja, të zvogëlojnë rreziqet që vijnë në plazhe me stuhi.
Po testohet gjithashtu edhe një mjet i njohur si Submaran, një lloj nëndetëse me vela.
Marina amerikane është duke testuar edhe skafe që mund të transformohen në nëndetëse të afta për t’u larguar kërcënimeve.



