Deputetja e LSI: E sakrifikuam kryetarin se Basha ka frikë dhe Rama do karrigen

Deputetja e LSI: E sakrifikuam kryetarin se Basha ka frikë dhe Rama do karrigen

Deputetja më e re e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, thotë se pavarësisht votimit në postin e presidentit, ilir Meta mbetet kryetari i LSI-së. Në një intervistë për “Orën”, Mehmetaj tha se kreu i LSI-së u sakrifikua për  shkak të frikës së PD-së për humbjen e sigurt në zgjedhje dhe dëshirës për karrige të kryeministrit.

“Në çdo rast për ne Ilir Meta është kryetar i LSI-së dhe nuk mund të jetë ndryshe. Nuk jam e lumtur që kryetarin e LSI-së të më duhet ta sakrifikoj për hir të kokëfortësisë së palëve, të frikës së atyre që kanë frikë se humbasin nëse hyjnë në zgjedhje ose për hir të arrogancës së atyre që duan karrigen”, tha ajo.

Mehmetaj shtoi se presidenca e Metës do të sjellë qetësi, stabilitet dhe begati në vend.

“Me Ilir Metën vendi ka marrë rrugë më të qetë. Presidenca ka marrë dinjitetin që e kishte humbur. Me figurën e tij, Meta di të gjejë zgjidhjen dhe të sigurojë stabilitet për Shqipërinë. Jam e sigurt që Shqipëria do të jetë më e qetë dhe më e begatë”, tha ajo.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy