Lukashenko ka qëndruar në pushtet për 30 vjet.
Nesër ai do të rikonfirmojë veten me zgjedhje të rreme.
Kjo është një fyerje e qartë ndaj demokracisë.Lukashenko nuk ka legjitimitet.
Kështu ka shkruar në rrjetet sociale përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas.
Bjellorusët do të votojnë ditën e nesërme dhe është e sigurt se presidenti Alexander Lukashenko do të fitojë një mandat të shtatë.
Udhëheqësi autoritar 70-vjeçar shpesh quhet diktatori i fundit i Evropës dhe shumë nga kundërshtarët e tij politikë ose janë të burgosur ose të internuar jashtë vendit.



