Gazetari Denis Dyrnjaja tha në studion e MCN Live se protesta e ka shqetësuar dhe nervozuar Ramën, pasi nëse do të ishte ndryshe nuk do të merrej fare me të.
Duke vijuar Dyrnjaja tha se është lidhje e gabuar të thuash që paratë për koncertin e Kanye West mund të përdoreshin për Onkologjikun apo ndonjë nevojë tjetër.
Po të lidhesh një ngjarje me një nevojë, siç është koncerti i Kanye West me nevojën për paratë tek Onkologjiku duhet të kurseheshin para për shumë gjëra, shumë evente artistike.
Është lidhje e gabuar që të bëjmë deduksionet, se s’kemi pse bëjmë koncertin se kemi këtë hallin tjetër.
Po të përdornim fondin rezervë për të blerë aparaturën që mungon tek Onkologjiku, do thonin “Pse s’kishte para të tjera që u përdorën ato të Emergjencës?”.
Çdo herë do gjendet një arsye e paarsyeshme që po përdoren gabim ato që po përdoren. Po të thuash do përdorim 4 mln euro për shëndetësinë apo për koncertin të gjithë do të thonin për shëndetësinë. Por nuk është kjo logjika, janë gjëra që parashikohen në buxhet.
Është nervozizëm i Ramës dhe gjetje jo e duhur në raport me qasjen ndaj protestës që besoj se e ka shqetësuar dhe nervozuar se ndryshe nuk do të merrej fare dhe do e trajtonte si protestat e dikurshme të PD-së që nuk i përfillte, i injoronte.
Nuk është në logjikën e ftohtësisë së tij për të bërë atë diversionin e famshëm por është nervoziteti i tij. Sigurisht mendoj që është gabim në kuptimin e strategjisë.



