Akordimi i fondit të përvitshëm mbështetës për bujqësinë nga ana e ministrisë ka zhgënjyer edhe njëherë mijra fermerë. Kryetari i sindikatës së fermerëve, Eduart Sharka thotë për TvT se grantet prej 6 milion euro janë të papërfillëshme në krahasim me numrin dhe nevojat e fermerëve. Sipas tij edhe në këtë fond ka abuzime, pasi i përfitojnë të preferuarit e qeverisë.
Vlera është shumë e vogël. Fondet i përfitojnë fermerët me kollare. Ministria të mos justifikohet me faktin që kaq u jep Financa.
Në vendin tonë janë mbi 45 mijë fermerë që zotërojnë NIPT dhe mijëra të tjerë që punojnë formalisht. Sipas Sharkës, aplikimi i vetëm 7655 fermerëve shpreh mosbesim ndaj ministrisë për përfitimin e subvencioneve.
Fermerët e dinë që janë fitues, por nuk shpallen përfitues sepse mbaron fondi. Fermerët nuk duan të bëjnë gara kush të aplikojë i pari. Ta bëjnë pa limit siç është në Maqedoni.
Së fundmi, INSTAT raportoi një ulje të numrit të gjedhëve me 11%. Kryetari i Sindikatës së Fermerëve thotë se shifrat janë shumë herë më të larta.
Kam folur me veterinerë, janë më shumë. Fermerët nuk kanë interes sepse janë ulur skemat vlerësuese.
Bujqësia dhe blegtoria i ofron buxhetit të shtetit çdo vit gati 20% të të ardhurave. Ndonëse klima dhe tokat bujqësore janë favorizuese për prodhim të lartë, fermerët vijojnë të ankohen se ndaj tyre nuk politika zhvillimi nga ana e Ministrisë.



