
Liderja e Frontit Nacional në Francë, Marine Le Pen, i jep të drejtë Matteo Salvinit për çështjen e emigrantëve.
“Vetëm një politikë e vendosur do të bëjë të mundur që t’i jepet fund mbërritjes së grupeve të klandestinëve dhe atyre që e organizojnë këtë trafik të urryer të qenieve njerëzore”, ka thënë Marine Le Pen.
Deklarata e saj erdhi pas interesimit të agjencisë së lajmeve ANSA në lidhje me komentin e saj mbi vendimin e Ministrisë së Brendshme italiane për të mos lejuar hyrjen në vend të një anijeje me 629 emigrantë ditën e sotme.



