Deputeti i Partisë Demokratike Eduart Selami është një nga njerzit më të pasur në parlamentin e shqipërisë.
Open Data ka publikuar të ardhurat e të gjithë deputetëve në paralametin shqitptarë, si dhe burimet e të ardhurave të tyre.
Në deklarimet e tij deputeti i opozitës, Eduart Selami, deklaron të ardhura në vlerë 56 mijë dollarë amerikan nga një biznes i tij në SHBA.
Kompanitë që Selami ka në emër të tij janë pesë të tilla që i keni të renditura më poshtë.
1. Biznes "Librazhd L.L.C" në Framingham, Massachusetts, SH.B.A. me vlerë fillestare krijimi 100 000 dollarë, krijuar në vitin 2011. Pjesa e Z. Selami 50%.
2. Biznes "Alba Taxi L.L.C" në Virginia Beach, SH.B.A., me vlerë fillestare krijimi 50 000 dollarë, krijuar në vitin 2010. Pjesa e Z. Selami 50%.
3. Të ardhura nga rroga, bonuse dhe biznesi në SH.B.A. nder vite 1 610 700 dollarë.
4. Të ardhura nga dhënia me qira e shtëpive të banimit nder vite 122 500 dollarë.
5. Të ardhura nga rritja e vlerës së biznesit në SH.B.A. dhe e letrave me vlerë 459 000 dollarë.



