Shkëndija në rrjetin elektrik shkakton zjarr pranë Postës në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit

Shkëndija në rrjetin elektrik shkakton zjarr pranë Postës në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një shkëndijë në rrjetin elektrik ka shkaktuar një zjarr pranë godinës së Postës, në zonën e Qafës së Pazarit në Gjirokastër.

 

Flakët përfshinë një tabelë reklamuese, duke krijuar rrezik për përhapjen e zjarrit edhe në godinën pranë saj. Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentet kur zjarri kishte përfshirë strukturën reklamuese.

 

Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

 

Për arsye sigurie, energjia elektrike në zonë u ndërpre përkohësisht deri në stabilizimin e situatës dhe eliminimin e rrezikut. Nuk raportohet për persona të lënduar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy