A rrezikon Berisha mandatin e deputetit? Kaso: Çështje e stisur, Kushtetuta i përcakton qartë rastet kur duhet të ketë ndërprerje

A rrezikon Berisha mandatin e deputetit? Kaso: Çështje e stisur, Kushtetuta i përcakton qartë rastet kur duhet të ketë ndërprerje

Ivi Kaso, sekretar për çështjet ligjore në PD tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se çështja nëse Berisha rrezikon apo jo të mbetet jashtë parlamentit është e stisur pasi Kushtetuta i përcakton qartë rastet kur ndërpritet një mandat.

Sipas Kasos, Berisha nuk ka zgjedhur ta shpërfillë besimin e qytetarëve dhe më shumë se një herë ka kërkuar të ndjekë punimet në Kuvend.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Besoj që është e stisur dhe është lançuar karamelja e radhës për mediat dhe këdo që ndjek pak komunikimin publik çështja e mandatit të Berishës e cila është një pseudo çështje në këndvështrimin tim. Kushtetuta është e qartë kur ndërpritet para kohe mandati i deputetit dhe rasti që mediat i referohen shpeshherë, pra mosparaqitjes së Berishës në seancat plenare është rast atipik i cili duhet të aplikohet vetëm në rastet kur deputeti si i mandatuar me vullnetin e sovranit  për të përfaqësuar atë në Kuvendin e Shqipërisë, e shpërfill këtë besim qytetar për një periudhë të paktën 6 mujore zgjedh të mos paraqitet. Jo më kot Kushtetua është e shkruar në mënyrë të tillë kur parashikon mungesën 6-mujore dhe e lidh me faktin e mosparaqitjes pa arsye për 6 muaj. E kundërta ndodh me Berishën, pavarësisht se ende nuk ka akuzë zyrtare nga SPAK, ka kërkuar më shumë se një herë të paktën 3  herë që t’i jepet leje për të ndjekur punimet. Leja e cila i është mohuar duke e motivuar me nevojat e sigurisë. Ka një vullnet të qartë të Berishës për të ushtruar mandatit dhe pavarësisht se në atë kushte është detyruar ai ka qenë dhe mbetet zëri më vokal në opozitë bërje dhe linçimin e ideve të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy