Franc Jakova Topulli, ideator i një nisme që quhet ‘Projekti i ftillimit” tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e emisionit “Zgjohu me MCN” se një ndihmë e madhe për të janë vetë njerëzit që kontribuojnë me fjalë dialektore.
Sipas Topullit, dialektet janë rrudhur.
Kam dashur të mësoj shqipen më mirë se unë u largova nga Shqipëria në moshën 3 vjeç. Mësova dhe dialektet e shqipes së në shtëpi flisnin pak gegërisht dhe pak toskërisht.
Me ‘Projektin e ftillimit”, fillimisht kam dashur të ftilloj veten.
Këtu më ka lindur ideja për projektin, për dialektet. Unë kam blerë në Tiranë Atlasin dialektologjik të gjuhës shqipe të Akademisë së Shkencave dhe këtu nisi. Postimet në fillim kanë qenë vetëm përmes të dhënave që ofron ky libër, dhe më pas komuniteti ka dashur të kontribuojë me fjalë dialektorë për fjalë që nuk ekzistojnë në këtë libër.
Janë rrudhur dialektet, janë shkrirë dhe fokusi është vendosur në një fjalë por në terren ekziston një larmishmëri shumë e madhe.



