Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka ftuar Serbinë që të pozicionohet qartë në raport me agresionin rus në Ukrainë.
Duke folur për mediat, ai kërkoi nga Beogradi që të shqyrtojë “qëndrimin e tij neutral” mbi çështjen. Hill vë në dukje se ndaj Ukrainës është kryer një sulm brutal, ku janë vrarë civilë, çka është e papranueshme për shekullin ku jetojmë.
Duke cituar ambasadorin amerikan media “b92” raporton:
Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se bota ka ndryshuar që nga shkurti dhe se ne të gjithë duhet të rimendojmë se ku jemi, cili është pozicioni ynë dhe ku duam të jemi në të ardhmen".



