Ish-prokurori, Besnik Muçi, në një intervistë për MCN, tha se nisma e ndërmarrë nga një grup qytetarësh për referendumin për shfuqizimin e ligjit për barazinë gjinore është i rëndësishëm pasi garanton mbrojtjen e familjes.
Ai sqaron se grupi iniciator i është drejtuar KQZ-së, e cila ka miratuar nisjen e procedurës, duke kërkuar sqarim dhe riformulim të pyetjeve.
Lidhur me problemin e dosjeve të stokut në drejtësi, Muçi e cilëson atë si pasojë direkte të dështimit të Reformës në Drejtësi. Sipas tij, numri i lartë i çështjeve të pazgjidhura dhe i personave në paraburgim tregon një sistem të mbingarkuar, që po u mohon qytetarëve të drejtën për një gjykim të shpejtë dhe të drejtë.
Intervista e plotë:
-Z. Muçi sa gjasa ka që të kemi një referendum për ligjin në fjalë?
Nuk mund të përcaktohet, por ne ishim një grup që morëm iniciativën dhe i kërkuam KQZ që të nisë procedurën e referendumit. KQZ e miratoi dhe më pas do të vazhdojmë. Mendoj që ky është një referendum i rëndësishëm pasi prek familjen. Para 1 muaj e ca ne u mblodhëm dhe diskutuam për të nisur një nismë. Ne paraqitem në KQZ dy kërkesa një për referendum të shfuqizimin e barazisë gjinore dhe çështja e mbrojtjes së familjes ku paraqitëm 7 pyetje. KQZ kërkoi që pyetjet të ishin më të qarta dhe kjo është zhvillimi.
-Nuk kemi një drejtësi cilësore dhe paanshme, por e kemi të pavarur. Kështu tha kryeministri Rama dy ditë më parë. E ndani këtë mendim?
Kjo deklaratë që e kemi bërë ne thotë ai, kuptohet vetë sa e pavarur është.
-Konferenca e sotme për cilësinë e drejtësisë, mori në konsideratë pikërisht këtë aspekt, duke u ndalur te stoku I dosjeve, vakancat dhe infrastruktura. Sipas Jush, cili është problemi kryesor sot I drejtësisë penale në Shqipëri?
Të gjithë aktorët e rëndësishëm po e pranojnë dështimin e Reformës në Drejtësi. Të thonë që e kanë masakruar sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ata e sollën këtë derexhe dhe tani thonë si do e zgjidhim. Nuk ka rënë nga qielli, është problem i shkelur. Ne kemi qenë shembull eksperimenti për Europën dhe për botën. Kjo është një gjendje mjerane dhe gjithë pasoja bie mbi qytetarëve shqiptarë të cilët nuk po marrin drejtësi.
-Ndani të njëjtin mendim që është tepruar me masat e sigurisë dhe sidomos me kohën e paraburgimit dhe të numrin e të paraburgosurve?
Kjo është një çështje shumë e rëndësishme që vjen për shkak të politikave të ashpra penale. Vlerësoj që fakti që kemi më shumë se gjysmën e paraburgosëve që po presin gjykimin, tregon atë që thamë pak më parë për stokun e dosjeve.



