Trump firmos ligjin, të sëmurët mund të përdorin ilaçe eksperimentale pa i miratuar qeveria

Trump firmos ligjin, të sëmurët mund të përdorin ilaçe eksperimentale pa i miratuar qeveria

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një projekt-ligj, që u jep pacientëve të drejtën për të provuar trajtimet eksperimentale të pamiratuara nga qeveria.

Pacientët ishin në gjendje të aplikonin në Administratën e Ushqimeve dhe Barnave (FDA) për akses në ilaçet e pamiratuara më parë dhe shumica iu dha leje.

Projektligji i ri nuk urdhëron që bërësit e ilaçeve t'u japin pacientëve që u kërkojnë atyre medikamente të paaprovuara.

Grupet e avokimit përfshirë Shoqatën Amerikane të Kancerit e kishin kundërshtuar projektligjin.

"Amerika është një komb luftëtarësh dhe kurrë nuk heqim dorë, apo jo?", u tha Trump pacientëve dhe familjeve të tyre gjatë një ceremonie të nënshkrimit të projekt-ligjit në Shtëpinë e Bardhë, të mërkurën.

Pas nënshkrimit të projektligjit, Trump ia dorëzoi penën nëntëvjeçarit Jordan McLinn, i cili është diagnostikuar me një formë të distrofisë muskulare terminale.

bori dhe djali

Jordan, emrin e të cilit merr ligji, është pranuar në një program klinik në Çikago, ku ai ka marrë infuzione javore.

E drejta e re për të provuar këtë akt lejon që pacientët me sëmundje kërcënuese për jetën të anashkalojnë procesin e aplikimit në FDA për përdorimin e barnave eksperimentale.

Pacientët që kërkojnë akses në këto ilaçet tani kanë nevojë vetëm për miratimin e mjekut të tyre dhe të prodhuesit të ilaçeve.

Ligji i ri mbron mjekët dhe kompanitë nga rreziqet ligjore të lejimit të trajtimeve të paaprovuara nëse ata nuk e dëmtojnë me dashje një pacient.

Nërkohë mbetet në fuqi opsioni që pacientët duhet të kenë shteruar të gjitha trajtimet e tjera të aprovuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy