
Artan Simaku, specialist i ISHP, e sheh vaksinën si të vetmin mjet që lufton virusin SARS-COV-2 dhe ruan sistemin shëndetësor pa u mbingarkuar.
Në studion e lajmeve të MCN TV, Simaku tha se ndryshe nga shumë vende të Europës, në Shqipëri media u ka dhënë shumë hapësirë atyre që kundërshtojnë vaksinimin.
Në Shqipëri u është dhënë hapësirë në media grupeve no vax. Për të mbajtur situatën nën kontroll duhet të kryhet vaksinimi. Është përgjegjësi për veten dhe të tjerët rreth nesh. Vaksinimi është mjeti kryesor i parandalimit. Momentalisht qarkullon edhe virusi i gripit. Ka një qarkullim në të gjithë Shqipërinë. Në këto kushte, situata mund të përkeqësohet. Ndaj vaksina është e rekomandueshme. Vaksina e gripit mund të bëhet në çdo kohë.
E ashtuquajtura Florona, një kombinim i gripit dhe virusit SARS-Cov-2, sipas Simakut mbetet e rrallë.
Bashkinfektimi me Covid dhe grip janë raste të rralla. Nuk është se nuk ndodhin. Nëse një person infektohet me të dy viruset, gjendja përkeqësohet.
Ndërsa vaksinimi me detyrim për një kategori punonjësish, që ka hyrë në fuqi nga dje. Sipas simakut ka për qëllim të ulë infektueshmërinë.
Është masë e vlefshme që ka dhënë rezultate ku është përdorur. Është vetëpërgjegjshmëri qytetare. Mbron veten dhe të tjerët. Në kushtete e Omicron, ky prek edhe personat e vaksinuar. Por e kalojnë shumë lehtë. Kjo masë është ndërmarrë për të ulur infektueshmërinë.



