Koka: Ka drejtues vendorë që nuk deklarojnë sasinë reale të mbetjeve në territorin e tyre

Koka: Ka drejtues vendorë që nuk deklarojnë sasinë reale të mbetjeve në territorin e tyre

Ministri Mjedisit, Lefter Koka, dhe drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri, lançuan sot databazën për grumbullimin e të dhënave të mbetjeve. Flaë kësaj database do të ketë një panoramë të qartë mbi situatën e menaxhimit dhe të grumbullimit të gjitha llojeve të mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Koka solli në vëmendje rëndësinë e bashkëpunimit midis AKM-së dhe bashkive në vend. Ai u shpreh se një pjesë e drejtuesve vendorë nuk e deklarojnë sasinë reale të mbetjeve në territoret që administrojnë.

“Kjo nismë  kërkon në mënyrë të domosdoshme bashkëpunimin me kryetarët e bashkive ku me keqardhje sot evidentoj se në këtë rast rreth 39 bashki kanë qenë bashkupuese me AKM-në dhe një pjesë e tyre vazhdojnë të mos e kuptojnë dot që tashmë kanë një territor më të madh dhe se duhet të evidentojnë sasinë e mbetjeve, sipërfaqet e pyjeve dhe kullotave që kanë marrë në administrim dhe kjo është një situatë që vazhdon të  na shqetësojë. Nuk dua të mendoj se shumë prej tyre këtë e bëjnë  qëllimisht, por në mënyrë të pasdiskutueshme është nevojë dhe domosdoshmëri për të qenë transparentë me qytetarët e qyteteve të tyre. Në qytete të mëdha si Durrësi apo Elbasani gjenerohen 150 tonë mbetje/ditë, kanë një kosto transporti dhe administrimi në landfill dhe ka kryetarë që këto shifra i bëjnë 200 apo 250 tonë. Kjo na bën të jemi dyshues që këta kryetarë kërkojnë në mënyrë të qëllimtë mos t’i bëjnë publike këto shifra. Ndaj unë u bëj thirrje kryetarëve të Bashkive të bashkëpunojnë me AKM, të zbatojnë detyrimin e tyre ligjor”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy