Komisioni i Venecias sërish në Tiranë, takim me ish-deputetë të PD-së për çështjen e pronave

Komisioni i Venecias sërish në Tiranë, takim me ish-deputetë të PD-së për çështjen e pronave

Dy ish-deputetët e PD-së, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi, kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Komisionit të Venecias, të cilët janë në Tiranë për të analizuar problematikat lidhur me pronat në Shqipëri, si një nga kriteret për hapjen e negociatave.

Tabaku tha për mediat se gjatë takimit është diskutuar edhe për rrëzimin e dekretit të presidentit për kadastrën.

“Sapo përfunduam një takim me Komisionin e Venecias, të cilët kanë ardhur për të bërë një analizë për pronat në Shqipëri. Ne patëm mundësi të shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me pronat  që nga viti 2013.  Diskutuam gjerësisht dekretin e presidentit për kadastrën. Shpalosëm çdo gjë që ka ndodhur me pronën private dhe atë publike. Çështja e pronave është vënë në fokus si një ndër kriteret që duhen respektuar për çeljen  e negociatave. Të drejtën e pronës nuk e merr askush, as Edi Rama”, tha Tabaku.

Ndërsa ish-deputeti Bylykbashi bëri fajtor kryeministrin Rama për bllokimin e procesit të kthimit të pronave.

“Shpjeguam themelin e mekanizmin djallëzor që ka futur Rama në raport me të drejtën e pronarëve për të marrë të drejtën e tyre. Rama ka vënë një mekanizëm me të cilën ka rishpronësuar sërish pronarët. Ky proces bllokoi kthimin e pronave. Ka një qëllim të vetëm, që të marrë këto prona e tua japë oligarkëve për të zhvilluar interesin e tyre, sikur të ishte interes publik. Interesi publik Bëmë të qartë që fikja dhe eliminimi i Gjykatëse Kushtetuese dhe bllokimi i sistemit të drejtësisë për të vënë në vend të drejtat e pronarëve që është i qëllimshëm, që pronarët të mos kenë mundësi të ankohen në Gjykatë Kushtetuese”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy