Raporti i OBSH për vdekjet Covid/ Skëndaj: MSh dhe ISHP nuk kanë reaguar fare, vdekjet nga pandemia kanë qenë shumë herë më të larta (VIDEO)

Raporti i OBSH për vdekjet Covid/ Skëndaj: MSh dhe ISHP nuk kanë reaguar fare, vdekjet nga pandemia kanë qenë shumë herë më të larta (VIDEO)

Afërsisht 12 mijë e 689 persona kanë humbur jetën në Shqipëri, gjatë viteve 2020-2021, si rrjedhojë e drejtpërdrejtë ose e tërthortë e COVID-19. Ky vlerësim është bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas të cilës kjo shifër e vdekshmërisë në popullsi është 3.9 herë më e lartë se sa statistikat zyrtare të vdekjeve nga COVID-19.

Lidhur me këtë, gazetari Erjon Skëndaj, tha për edicionin e lajmeve në MCN Tv, se ky është një qëndrim i vonuar nga OBSH, dhe të gjitha mediat që kanë raportuar në kohë covidi, kanë alarmuar me kohë se vdekjet nga covid ishin deri ne 3 herë më të larta, se sa që raportoheshin nga MSH

Ky është një qëndrim i vonuar i OBSH, që vjen pas dy vitesh e gjysmë. Pas shumë shqetësimeve të gazetarëve që raportonim aty, e dinim se numri real i vdekjeve ishte shumë here më i lartë sesa raportohej nga Ministria e Shëndetësisë.

Mjafton të marrim rastin e Shqipërisë, gjithmonë shikonim më shumë vdekje sesa raportonin ata në MSH, numri real ishte 2 madje deri ne 4 herë më i lartë sesa raportohej.

Kemi dy tablo, tabloja që rrekej të raportonte OBSH, janë ose vdekje që raportoheshin në shtëpi, ose për shkak të patologjive të ndryshme të shkaktuar postCovid, që nuk e kanë marrë veten pacienti e ka ndërruar jetë pas dy muajsh, etj., vdekje tërthorazi, ose sipas ekspertëve, vdekjet e tepërta, mund të jenë shkak i avancimit të sëmundjeve të tjera, sepse bota u përqendrua nga Covid, ndërkohë që u harruan psh rastet me kancer, shumë patologji u lanë pas dore dhe prodhuan këtë shifër.

Sipas Skëndaj, deri më tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar përkitazi me këtë raport të OBSH.

Ska reagim, zero, MSH gjatë gjithë kohës edhe Komiteti i Ekspertëve i është referuar OBSH dhe SDS duke thënë se vdekjet janë kaq, ne që kemi ndenjur te trau i spitalit, u thonim, dhe tani nuk del MSH të pranoj se ka gabuar.

Asnjëri deri më sot, saktësisht nuk e di se sa ka qenë numri i të shtruarve total nga pandemia Covid-19, sa prej tyre u shëruan, dhe sa prej tyre ndërruan jetë, asnjëri nuk e ka një informacion të tillë.

Në krahasim me vdekjet e tepërta, shifra zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë tregon se deri në fund të vitit 2021, të vdekurit nga COVID-19 në Shqipëri ishin 3,217 vetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy