Gurra: Përfaqësuesi më denjë për të sfiduar Veliajn, Belind Këlliçi

Gurra: Përfaqësuesi më denjë për të sfiduar Veliajn, Belind Këlliçi

Gazetari Hysni Gurra në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se nga shtatë kandidaturat për bashkinë e Tiranës në primare sheh si përfaqësuesin më të denjë deputetin Belind Këlliçi.

Ai tha se, Këlliçi është politikani më i ri dhe sipas tij më i sprovuari, ndërsa shtoi se ai ka thyer dhe herësin në Tiranë.

Kam pas një tezë që kandidati që duhet të sfidoj Veliaj duhet të jetë kandidat politik, dhe ashtu janë Alimehmeti, Këlliçi, Bogdani po ashtu. E vlerësoj figurën e Mehmetit, por bindja ime për të sfiduar Veliaj i përmbush më shumë Këlliçi. Kushtet ku ndodhet Shqipëria është se do jenë zgjedhje të mëdha dhe kjo nis me garën më të afërt që janë zgjedhjet vendore. Tirana është shkatërruar nga pikëpamja infrastrukturore dhe asnjë nuk shqetësohet më sepse na është kthyer në normalitet. Nga 7 kandidatë në garë profili më përfaqësues politik për mua është Belind Këlliçi, i sprovuar në gara reale, e ka kthyer forumin rinor në një forum aktiv duke e forcuar, ka thyer herësin në Tiranë, është politikani më i ri por më sprovuari. Kanë disa cilësi që e bëjnë Këlliçin kandidatin më të mirë për të sprovuar Veliaj sepse në fund fare kryetari bashkisë është politikan dhe jo administrator qyteti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy