1.6 miliardë dollarë, dikush fiton xhekpotin më të madh të historinë e lotove amerikane

1.6 miliardë dollarë, dikush fiton xhekpotin më të madh të historinë e lotove amerikane

Një fatlum në Karolinën e Jugut është fituesi i xhekpotit më të madh në historinë e lotove në SHBA. Falë biletës fituese të Mega Millions, ai do të çojë në shtëpi plot 1.6 miliardë dollarë.

Zyrtarët e lotarisë në Karolinën e Jugut thanë se është shitur të paktën 1 biletë me kombinimin e të 6 numrave fitues.

Përveç xhekpotit marramendës, kanë qenë edhe 15 çmime me nga 1 milionë dollarë secila. Kjo ka bërë që në pikat e shitjes së biletave ditë më parë të shënoheshin radhë të gjata blerësish.

Numrat fitues të biletës që merr çmimin e madh ishin 28, 70, 5, 62, 65 dhe 5. Probabiliteti për t’i pasur të gjashtë numrat në biletë ishte më shumë se 1 në 300 milionë.

Në rast se ka vetëm një fitues, ai merr 913 milionë dollarë pasi nga shuma zbriten taksat që mban shteti, ose mund të zgjedhë të paguhet me këste për një periudhë prej 29 vitesh.

Biletat e lotarisë Mega Millions  shiten në 44 shtete amerikane, por nuk ka pasur një fitues të çmimit të madh që prej korrikut.

Lotaria u mbajt për herë të parë në vitin 2002 dhe që prej atëherë i ka ndryshuar disa herë rregullat e lojës, çka ka bërë që të zvogëlohen shanset për të fituar dhe të rritet vlera e çmimit të madh.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy