Kadrija: S’ka transparencë për takimin Kurti-Vuçiç. Asociacioni mund të jetë koncesioni i ri! (VIDEO)

Kadrija: S’ka transparencë për takimin Kurti-Vuçiç. Asociacioni mund të jetë koncesioni i ri! (VIDEO)

Deputetja e AAK-së Time Kadrija kërkoi transparencë nga kryeministri Albin Kurti, në lidhje me takimin që do të zhvillojë më 26 qershor me Presidentin Vuçiç në Buksel, duke theksuar se deri më tani nuk dihet axhenda e takimit, dhe dialogu po bëhet pa parime. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Kadrija tha se koncesioni i ri nga qeveria Kurti mund të jetë Asociacioni.

Drupal Ad

 

 

 

"Në fakt z.Kurti është dashur që sipas një rezolute të votuar në Kuvend, obligon kryenegociatorin, në këtë rast z.Kurti, ta bëjë publike axhendën e takimit, që mos ngelim në terr informativ. Nuk po shohim transparencë. Pas kthimit nga Brukseli z.Kurti duhet të raportojë. Këto s’po ndodhin. Kjo vizitë e papritur lë për të dëshiruar se çfarë do të ndodhë. Kjo qeveri duke e ditur që ka një performance të keqe, kanë për t’u takuar për të thënë që u takuam, për të mos bërë asgjë.

Z.Kurti dhe kjo qeveri po zhvillon dialog pa parime. Nuk i ka parimet bazë se çfarë duhet të dialogojë dhe nuk duhet të dialogojë. Ne s’duam që Kosova të jetë një bosnjezim i dytë në Ballkan. Duke parë që kjo qeveri ka bërë veprime të pakoordinuara, na ka sjellë në një situatë të tillë ku Kosova është e sanksionuar. Normal kërkojmë edhe njohjen reciproke, të respektohet edhe Kushtetuta. Plani franko-gjerman deri diku ka qenë i dakorduar, dhe është thënë në një farë forme edhe njohja recpiroke. Tashmë po kërkohet një koncesion i ri vetëm për heqjen e masave. Një koncesion e bëri për anëtarësimin në KiE, që ishte dhurimi i tokave të manastirit të Deçanit. Besoj që tani koncesioni do jetë Asociacioni. Qeveria duhet të punojë që të ketë njohje reciproke”.

Ajo tha që drafti i fundit që ka miratuar z.Kurti, është më i keqi për Kosovën, dhe mund të ndodhë një bosnjëzim i Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy