Komisionet e Vetingut/ Mesila Doda shpërthen ndaj PS-së pas rrëzimit të Idrizit

Komisionet e Vetingut/ Mesila Doda shpërthen ndaj PS-së pas rrëzimit të Idrizit

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda shprehu pakënaqësitë e saj për shkak të përjashtimit të partisë nga të pasurit anëtar në komision ad-hoc për komisionet e Vettingut.

Ajo tha se Partia Socialiste tentoi ta paraqiste kandidatin e PDIU-së si kandidat të opozitës.  

"Dua t’ju bëj me dije sot se pas shkresës së ardhur nga kryetari i Kuvendit ku secili grup parlamentar do të duhet të kishte përfaqësuesit e tij ne dërguam zt. Shpëtim Idrizi. Në një mënyrë krejt të çuditshme erdhën dy kandidatura nga Partia Socialiste", tha Doda.

Deputetja e PDIU deklarois e u tentua që kandidatura e grupit të PDIU të kalonte sikur ishte kandidaturë e opozitës, dhe sipas interpretimit që zonja Vasilika Hysi bëri ne do të duhet të ishim ende në opozitë. Ndërkohë që ju e dini shumë që PDIU ka më shumë se dy vite që është e përfaqësuar në nivel ekzekutiv me zv/ministra dhe drejtorë. "Me sa duket kjo nuk ishte e mjaftueshme për mazhorancën dhe u tentua që të lihej roli i opozitës. Ne në fakt, pjesë e kësaj farse nuk kemi pasur asnjëherë ndërmend të bëhemi. Marrëveshja është respektuar në 1% të saj por sot nuk është dita. Pasi sot është një ditë e madhe për reformën në drejtësi. Përveç gjysmës së sallës që ishte boshe, arritëm që edhe një pjesë ta mazhorancës ta përjashtojmë", theksoi Doda.  

Deputeti Shpëtim Idrizi mori vetëm 23 vota nga deputetët. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy